| Chapter 2 |
1 | dhe ju i drejtoni sytë nga ai që vesh rroben e shkëlqyer dhe i thoni: ``Ti ulu këtu, në vendin e mirë``, dhe të varfërit i thoni: ``Ti rri atje, në këmbë``, ose: ``Ulu këtu, afër stolit të këmbëve të mia``, |
2 | a nuk bëtë ju një dallim në mes tuaj, duke u bërë kështu gjykatës me mendime të këqija? |
3 | Dëgjoni, vëllezër të mi shumë të dashur, a nuk i zgjodhi Perëndia të varfërit e botës, që të jenë të pasur në besim dhe trashëgimtarë të mbretërisë që ua premtoi atyre që e duan? |
4 | Po ju i shnderuat të varfërit! A nuk janë vallë të pasurit ata që ju shtypin, dhe nuk janë këta ata që ju heqin nëpër gjykata? |
5 | A nuk janë ata që blasfemojnë emrin e lavdishëm që u thirr mbi ju? |
6 | Në qoftë se ju më të vërtetë e përmbushni ligjin mbretëror sipas Shkrimit: ``Duaje të afërmin tënd si vetveten``, bëni mirë; |
7 | por në qoftë se bëni preferenca personale, ju kryeni mëkat dhe dënoheni nga ligji si shkelës. |
8 | Sepse kushdo që e zbaton gjithë ligjin, por e shkel në një pikë, është fajtor në të gjitha pikat. |
9 | Sepse ai që ka thënë: ``Mos shkel kurorën``, ka thënë gjithashtu: ``Mos vraj``. Prandaj nëse ti nuk shkel kurorën, por vret, ti je shkelës i ligjit. |
10 | Prandaj të flisni e të veproni sikurse të duhej të gjykoheshit nga ligji i lirisë, |
11 | sepse gjyqi do të jetë pa mëshirë për atë që nuk ka treguar mëshirë; dhe mëshira triumfon mbi gjykimin. |
12 | Ç`dobi ka, vëllezër të mi, nëse dikush thotë se ka besim, por nuk ka vepra? A mund ta shpëtojë atë besimi? |
13 | Dhe në qoftë se një vëlla ose një motër janë të zhveshur dhe u mungon ushqimi i përditshëm, |
14 | dhe dikush nga ju u thothë atyre: ``Shkoni në paqe! Ngrohuni dhe ngopuni``, dhe nuk u jepni atyre gjërat për të cilat kanë nevojë për trupin, ç`dobi ka? |
15 | Po kështu është edhe besimi; në qoftë se s`ka vepra, është i vdekur në vetvete. |
16 | Po dikush do të thotë: ``Ti ke besimin, dhe unë kam veprat``; më trego besimin tënd pa veprat e tua dhe unë do të të tregoj besimin tim me veprat e mia. |
17 | Ti beson se ka vetëm një Perëndi. Mirë bën; edhe demonët besojnë dhe dridhen. |
18 | Po, a dëshiron të kuptosh, o njeri i kotë, se besimi pa vepra është i vdekur? |
19 | Abrahami, ati ynë, a nuk u shfajësua me anë të veprave, kur e ofroi birin e vet, Isakun, mbi altar? |
20 | Ti e sheh se besimi vepronte bashkë me veprat e tij, dhe se, nëpërmjet veprave, besimi u përsos. |
21 | Kështu u përmbush Shkrimi, që thotë: ``Edhe Abrahami i besoi Perëndisë, dhe kjo iu numërua për drejtësi``; dhe u quajt miku i Perëndisë. |
22 | Ju shikoni, pra, se njeriu shfajësohet nga veprat dhe jo vetëm nga besimi. |
23 | Gjithashtu a nuk u shfajësua edhe Rahabi, lavirja, nga veprat, kur i priti të dërguarit dhe i përcolli nga një udhë tjetër? |
24 | Sepse, sikurse trupi pa frymën është i vdekur, ashtu edhe besimi, pa vepra, është i vdekur. |
25 | Vëllezër të mi, mos u bëni shumë mësues, duke ditur se do të kemi një gjykim më të ashpër, |
26 | sepse të gjithë gabojmë në shumë gjëra. Në qoftë se dikush nuk gabon në të folur, është njeri i përsosur, dhe është gjithashtu i aftë t`i vërë fre gjithë trupit. |