| Chapter 4 |
1 | që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre, |
2 | të cilët do të ndalojnë martesën dhe do të urdhërojnë të mos hani ushqimet që Perëndia i krijoi, të merren me falënderim nga ata që besojnë dhe e njohin të vërtetën. |
3 | Sepse çdo krijesë e Perëndisë është e mirë dhe asgjë s`është për t`u hedhur, nëse merret me falënderim, |
4 | sepse është shenjtëruar nga fjala e Perëndisë dhe nga lutja. |
5 | Duke ua propozuar këto gjëra vëllezërve, ti do të jesh një shërbyes i mirë i Jezu Krishtit, i ushqyer me fjalët e besimit dhe të mësimit të mirë, që ke kuptuar plotësisht. |
6 | Shmangu pra nga përrallat profane dhe të të vjetërve, edhe ushtrohu në perëndishmëri, |
7 | sepse ushtrimi i trupit është i dobishëm për pak gjë, kurse perëndishmëria është e dobishme për çdo gjë, sepse përmban premtimin e jetës së tashme dhe të asaj që do të vijë. |
8 | Kjo fjalë është e sigurt dhe e denjë për t`u pranuar në çdo mënyrë. |
9 | Për këtë, në fakt, ne po mundohemi dhe na shajnë, sepse kemi shpresuar në Perëndinë e gjallë, që është Shpëtimtari i gjithë njerëzve dhe sidomos i besimtarëve. |
10 | Urdhëro këto gjëra dhe mëso këto gjëra. |
11 | Askush të mos e shpërfillë moshën tënde të re, por bëhu shembull për besimtarët në fjalë, në sjellje, në dashuri, në Frymë, në besim dhe në dëlirësi. |
12 | Kushtoju leximit, këshillimit dhe mësimit derisa të vij unë. |
13 | Mos e lër pas dore dhuntinë që është në ty, e cila të është dhënë me anë profecie, me vënien e duarve nga ana e pleqësisë. |
14 | Kujdesu për këto gjëra dhe kushtoju atyre tërësisht, që përparimi yt të jetë i dukshëm për të gjithë. |
15 | Ruaje veten tënde dhe mësimin, qëndro në këto gjëra, sepse, duke vepruar kështu, do të shpëtosh veten dhe ata që të dëgjojnë. |
16 | Mos e qorto ashpër një plak, por këshilloje si atë, dhe më të rinjtë si vëllezër, |