| Chapter 5 |
1 | Ja, unë, Pali, po ju them se, në qoftë se rrethpriteni, Krishti nuk do t`ju bëjë dobi aspak. |
2 | Edhe i dëshmoj përsëri çdo njeriu që rrethpritet, se ai është i detyruar të zbatojë mbarë ligjin. |
3 | Ju që kërkoni të shfajësoheni me anë të ligjit, jeni ndarë nga Krishti; ratë poshtë nga hiri. |
4 | Ne në fakt në Frymë, nëpërmjet besimit presim shpresën e drejtësisë, |
5 | sepse në Jezu Krishtin, as rrethprerja, as parrethprerja s`kanë ndonjë vlerë, por besimi që vepron me anë dashurie. |
6 | Ju vraponit bukur; kush ju ka penguar që të mos i bindeni së vërtetës? |
7 | Kjo bindje nuk vjen nga ai që ju thërret. |
8 | Pak maja e bën të vijë gjithë brumin. |
9 | Kam besim te Perëndia për ju, se nuk do të mendoni ndryshe; por ai që ju turbullon juve, kushdo qoftë, do të marrë dënimin. |
10 | Sa për mua, o vëllezër, në qoftë se unë vazhdoj të predikoj rrethprerjen, përse më përndjekin akoma? Atëherë skandali i kryqit ra poshtë. |
11 | Oh, sikur ata që ju turbullojnë, të gjymtoheshin vetë! |
12 | Sepse ju, o vëllezër, u thirrët në liri; por mos e përdorni këtë liri si një rast për mishin, por, me dashuri t`i shërbeni njëri-tjetrit. |
13 | Sepse gjithë ligji përmblidhet në këtë fjalë, të vetme: ``Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!``. |
14 | Sepse nëse ju kafshoni dhe hani njëri-tjetrin, ruhuni mos prisheni njëri nga tjetri. |
15 | Dhe unë them: Ecni sipas Frymës dhe nuk do ta përmbushni dëshirat e mishit, |
16 | sepse mishi ka dëshira kundër Frymës, dhe Fryma ka dëshira kundër mishit; dhe këto janë të kundërta me njëra-tjetrën, që ju të mos bëni ato që dëshironi. |
17 | Por në qoftë se udhëhiqeni nga Fryma, ju nuk jeni nën ligj. |
18 | Dhe veprat e mishit janë të zbuluar dhe janë: kurorëshkelja, kurvëria, ndyrësia, shthurja, |
19 | idhujtaria, magjia, armiqësimi, grindjet, xhelozitë, mëritë, zënkat, përçarjet, tarafet, |
20 | smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe gjëra të ngjashme me këto, për të cilat po ju paralajmëroj, si kurse ju thashë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë. |
21 | Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli. |
22 | Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj. |
23 | Edhe ata që janë të Krishtit e kanë kryqëzuar mishin bashkë me pasionet dhe lakmitë të tij. |
24 | Në qoftë se rrojmë në Frymë, në Frymë edhe duhet të ecim. |
25 | Le të mos jemi mburravecë, duke provokuar dhe duke pasur smirë njëri-tjetrin. |
26 | Vëllezër, në qoftë se dikush bie në ndonjë faj, ju që jeni frymëror, lartësojeni me frymë butësie. Por ki kujdes veten tënde, se mos tundohesh edhe ti. |