| Chapter 13 |
1 | Ndërsa ai po dilte nga tempulli, një nga dishepujt e vet i tha: ``Mësues, shih ç`gurë e ç`ndërtesa!``. |
2 | Dhe Jezusi duke iu përgjigjur i tha: ``A po i shikon këto ndërtesa të mëdha? Nuk do të mbetet gur mbi gur pa u rrënuar``. |
3 | Dhe pasi ai ishte ulur mbi malin e Ullinjve përballë tempullit, Pjetri, Jakobi, Gjoni dhe Andrea e pyetën veçmas: |
4 | ``Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra dhe cila do të jetë shenja e kohës në të cilën të gjitha këto gjëra do të duhet të mbarohen?``. |
5 | Dhe Jezusi duke u përgjigjur atyre nisi të flasë: ``Kini kujdes që të mos ju mashtrojë njeri. |
6 | Sepse do të vijnë shumë në emrin tim duke thënë: "Unë jam!"; dhe do të mashtrohen shumë veta. |
7 | Por, kur të dëgjoni të flitet për luftëra dhe për ushtime luftërash, mos u shqetësoni; sepse këto gjëra duhet të ndodhin; por nuk do të jetë ende mbarimi. |
8 | Në fakt do të ngrihet kombi kundër kombit dhe mbretëria kundër mbretërisë; do të ndodhin tërmete në vende të ndryshme, zi buke dhe turbullira. Këto gjëra nuk do të jenë tjetër veçse fillimi i dhembjeve të lindjes. |
9 | Kujdesuni për veten! Sepse do t`ju dorëzojnë gjyqeve dhe do t`ju rrahin ndër sinagoga; do t`ju nxjerrin përpara guvernatorëve dhe mbretërve, për shkakun tim, që të dëshmoni përpara tyre. |
10 | Por më parë duhet që t`u përhapet ungjilli gjithë popujve. |
11 | Tani, kur t`ju çojnë për t`ju dorëzuar në duart e tyre, mos u shqetësoni që më parë për atë që do të duhet të thoni dhe mos e paramendoni; por thoni çfarë t`ju jepet në atë çast, sepse nuk jeni ju që flisni, por Fryma e Shenjtë. |
12 | Tani vëllai do të dorëzojë vëllanë në vdekje dhe ati birin; dhe bijtë do të çohen kundër prindërve dhe do t`i bëjnë të vdesin. |
13 | Dhe ju do të jeni të urryer nga të gjithë për shkak të emrit tim; por ai që do të ngulmojë deri në fund, do të shpëtohet``. |
14 | Dhe kur të shihni neverinë e shkatërrimit, të parathënë nga profeti Daniel, e cila qëndron atje ku nuk duhej të ishte (ai që lexon le ta kuptojë), atëherë ata që do të jenë në Jude, le të ikin maleve. |
15 | Dhe ai që ndodhet mbi çatinë e shtëpisë, të mos zbresë, dhe as të hyjë në shtëpi për të marrë ndonjë gjë nga shtëpia e vet. |
16 | Dhe ai që do të jetë në arë, të mos kthehet prapa për të marrë rrobën e vet. |
17 | Tani mjerë gratë shtatzëna dhe ato me fëmijë në gji në ato ditë! |
18 | Dhe lutuni që ikja juaj të mos ndodhë në dimër. |
19 | Sepse në atë ditë do të jetë një mundim i madh, më i madhi që ka ndodhur që nga zanafilla e krijimit që kreu Perëndia deri më sot, dhe të tillë nuk do të ketë më kurrë. |
20 | Dhe, nëse Zoti nuk do t`i kishte shkurtuar ato ditë, asnjë i gjallë nuk do të shpëtonte; por Zoti i shkurtoi ato ditë për shkak të të zgjedhurve, që ai i zgjodhi. |
21 | Atëherë, nëse dikush do t`ju thotë: "Ja, Krishti është këtu!"; ose "Éshtë atje", mos e besoni. |
22 | Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë dhe do të bëjnë shenja e çudi për të gënjyer, po të jetë e mundur, edhe të zgjedhurit. |
23 | Por ju kini kujdes; ja, unë ju paralajmërova çdo gjë``. |
24 | ``Por në ato ditë, pas atij mundimi, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë shkëlqimin e vet; |
25 | yjet e qiellit do të bien dhe fuqitë që janë në qiej do të lëkunden. |
26 | Atëherë do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur në re, me pushtet të madh e me lavdi. |
27 | Atëherë ai do të dërgojë engjëjt e vet dhe do t`i mbledhë të zgjedhurit e vet nga të katër erërat, nga skaji i tokës deri në skaj të qiellit. |
28 | Tani mësoni nga shëmbëlltyra e fikut: kur degët e tij njomësohen dhe nxjerrin gjethe, ju e dini se vera është afër. |
29 | Kështu edhe ju, kur do të shihni se po ndodhin këto gjëra, ta dini se ai është afër, madje te dera. |
30 | Në të vërtetë po ju them se ky brez nuk do të kalojë, derisa e gjithë kjo të ketë ndodhur. |
31 | Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë``. |
32 | ``Sa për atë ditë dhe atë orë, askush nuk e di, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati. |
33 | Tregoni kujdes, rrini zgjuar dhe lutuni, sepse nuk e dini kur do të jetë ai moment. |
34 | Éshtë sikurse një njeriu i cili, duke u nisur për rrugë, lë shtëpinë e vet duke u dhënë autoritet shërbëtorëve të tij, secilit në detyrën e tij, dhe portjerin e urdhëron të rrije zgjuar. |
35 | Rrini zgjuar, pra, sepse nuk e dini kur do të vijë i zoti i shtëpisë: në mbrëmje a në mesnatë, kur këndon gjeli a në mëngjes; |
36 | që ai, duke u kthyer papritmas, të mos ju gjejë në gjumë. |
37 | Tani, këtë që po ju them juve, ua them të gjithëve: Rrini zgjuar!``. |