| Chapter 4 |
1 | Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte. |
2 | Dhe, mbasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund e mori uria. |
3 | Atëherë tunduesi, pasi iu afrua, i tha: ``Në qoftë se je Biri i Perëndisë, thuaj që këta gurë të bëhen bukë``. |
4 | Por ai, duke iu përgjigjur, tha: ``Éshtë shkruar: "Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë"``. |
5 | Atëherë djalli e çoi në qytetin e shenjtë dhe e vendosi në majë të tempullit |
6 | dhe i tha: ``Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë, sepse është shkruar: "Ai do t`u japë urdhër engjëjve të tij për ty; edhe ata do të mbajnë mbi duart e tyre që të mos ndeshësh me këmbën tënde ndonjë gur"``. |
7 | Jezusi i tha: ``Éshtë shkruar gjithashtu: "Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd"``. |
8 | Djalli e çoi sërish mbi një mal shumë të lartë dhe i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre, |
9 | dhe i tha: ``Unë do të t`i jap të gjitha këto, nëse ti bie përmbys para meje dhe më adhuron``. |
10 | Atëherë Jezusi i tha: ``Shporru, Satan, sepse është shkruar: "Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij"``. |
11 | Atëherë djalli e la; dhe ja, u afruan engjëjt dhe i shërbenin. |
12 | Jezusi, mbasi dëgjoi se Gjonin e kishin futur në burg, u tërhoq në Galile. |
13 | Pastaj la Nazaretin dhe shkoi të banojë në Kapernaum, qytet bregdetar, në kufijtë të Zabulonit dhe të Neftalit, |
14 | që të përmbushej ç`ishte thënë nëpërmjet profetit Isaia kur tha: |
15 | ``Toka e Zabulonit, toka e Neftalit, mbi bregun e detit, krahina përtej Jordanit, Galileja e paganëve, |
16 | populli që dergjej në errësirë ka parë një dritë të madhe, dhe përmbi ata që dergjeshin në krahinë dhe në hijen e vdekjes, doli drita``. |
17 | Që nga ajo kohë Jezusi filloi të predikojë dhe të thotë: ``Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!``. |
18 | Duke ecur gjatë bregut të detit të Galilesë, Jezusi pa dy vëllezër: Simonin, të quajtur Pjetër, dhe Andrean, të vëllanë, të cilët po hidhnin rrjetën në det, sepse ishin peshkatarë; |
19 | dhe u tha atyre: ``Ndiqmëni dhe unë do t`ju bëj peshkatarë njerëzish``. |
20 | Dhe ata i lanë menjëherë rrjetat dhe e ndoqën. |
21 | Dhe, duke vazhduar rrugën, pa dy vëllezër të tjerë: Jakobin, birin e Zebedeut dhe Gjonin, vëllanë e tij, në barkë bashkë me Zebedeun, atin e tyre, duke ndrequr rrjetat; dhe i thirri. |
22 | Dhe ata lanë menjëherë barkën dhe atin e tyre dhe i shkuan pas. |
23 | Jezusi shkonte kudo nëpër Galile, duke mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretërisë dhe duke shëruar çdo sëmundje dhe çdo lëngatë në popull. |
24 | Dhe fama e tij u përhap në gjithë Sirinë; dhe i sillnin të gjithë të sëmurët që vuanin nga lëngata dhe dhimbje të ndryshme, të demonizuar, epileptikë dhe paralitikë; dhe ai i shëronte. |
25 | Dhe një mori e madhe njerëzish i shkonte pas, nga Galileja, nga Dekapoli, nga Jeruzalemi, nga Judeja dhe nga përtej Jordanit. |