| Chapter 30 |
1 | Fjalët e Agurit, birit të Jahehut; mesazhi profetik që ky njeri shpalli në Ithiel, në Ithiel dhe në Ukal. |
2 | Po, unë jam më budalla se gjithë të tjerët dhe nuk kam mendje njeriu. |
3 | Nuk kam mësuar diturinë dhe nuk kam dijen e Shenjtorit. |
4 | Kush u ngjit në qiell dhe zbriti prej tij? Kush e ka mbledhur erën në duart e tij? Kush i ka mbyllur ujërat në rroben e tij? Kush i ka vendosur të gjithë kufijtë e tokës? Cili është emri i tij dhe emri i të birit, po qe se ti e di? |
5 | Çdo fjalë e Perëndisë është rafinuar me zjarr. Ai është një mburojë për atë që gjen strehë tek ai. |
6 | Mos u shto asgjë fjalëve të tij që të mos të të qortojë dhe të dalësh gënjeshtar. |
7 | Unë të kërkova dy gjëra; mos m`i moho para se të vdes: |
8 | largo nga unë falsitetin dhe gënjeshtrën; mos më jep as varfëri as pasuri, më ushqe me bukën e nevojshme, |
9 | me qëllim që, pasi të jem ngopur, të mos të të mohoj dhe të them: "Kush është Zoti?", ose, pasi të jem bërë i varfër, të mos vjedh dhe të përdhos emrin e Perëndisë tim. |
10 | Mos shpif kundër shërbëtorit para të zotit, me qëllim që ai të mos të të mallkojë dhe ti të gjendesh fajtor. |
11 | Ka një kategori njerëzish që mallkojnë atin e tyre dhe nuk bekojnë nënen e tyre. |
12 | Ka një kategori njerëzish që e mbajnë veten për të pastër, por nuk janë të larë nga papastërtia e vet. |
13 | Ka një kategori njerëzish që i ka sytë shumë kryelartë dhe qepallat krenare. |
14 | Ka një kategori njerëzish dhëmbët e të cilëve janë si shpata dhe dhëmballët e tyre janë si thika, për të gëlltitur të varfërit mbi faqen e dheut dhe nevojtarët në mes të njerëzve. |
15 | Shushunja ka dy bija, që thonë: "Më jep, më jep!". Ka tri gjëra që nuk ngopen kurrë, madje katër nuk thonë kurrë: "Mjaft!". |
16 | Sheoli, barku shterp, toka që nuk ngopet me ujë dhe zjarri që nuk thotë kurrë: "Mjaft!". |
17 | Syrin që tallet me babanë dhe nuk pranon me përbuzje t`i bindet nënës, do ta nxjerrin korbat e përroit, do ta hanë të vegjëlit e shqiponjës. |
18 | Ka tri gjëra tepër të mrekullueshme për mua, madje katër, që unë nuk i marr vesh: |
19 | gjurma e shqiponjës në ajër, gjurma e gjarpërit mbi shkëmb, gjurma e anijes në mes të detit dhe gjurma e burrit me një vajzë. |
20 | Kjo është sjellja e gruas që ka shkelur kurorën: ha, fshin gojën dhe thotë: "Nuk kam bërë asnjë të keqe!". |
21 | Tri gjëra e turbullojnë tokën, madje katër janë gjërat që ajo nuk mund të durojë: |
22 | një shërbëtor kur bëhet mbret, një budalla që ka bukë me bollëk, |
23 | një grua të urryer që gjen burrë dhe një shërbëtore që i zë vendin zonjës. |
24 | Ka katër kafshë të vogla mbi tokë, por janë jashtëzakonisht të urta: |
25 | mizat e dheut, që janë një popull pa forcë, por që e mbledhin ushqimin e tyre në verë; |
26 | lepujt, që janë një popull i dobët, por që e vendosin banesën e tyre në shkëmbinjtë; |
27 | karkalecat, që nuk kanë mbret, por që shkojnë mbarë në grupe; |
28 | hardhuca që mund ta zësh me duart, por që gjendet në pallatet e mbretërve. |
29 | Tri qënie kanë një paraqitje të bukur, madje katër kanë një ecje madhështore; |
30 | luani, kafsha më e fortë, që nuk zmprapset para askujt, |
31 | kali i luftës që ecën i ngrefosur, cjapi dhe mbreti kur është me ushtrinë e tij. |
32 | Në rast se ke vepruar si budalla duke lartësuar veten tënde ose të ka shkuar mendja, vëre dorën mbi gojë, |
33 | sepse, duke rrahur qumështin prodhohet gjalpi, duke përdredhur hundën del gjak prej saj dhe duke shtrydhur mërinë prej saj del grindja. |