| Chapter 132 |
1 | Mbaje mend, o Zot, Davidin dhe të gjitha mundimet e tij, |
2 | ashtu si ai iu betua Zotit dhe lidhi kusht me të Fuqishmin e Jakobit, duke thënë: |
3 | "Nuk do të hyj në çadrën e shtëpisë sime, nuk do të hipi mbi shtratin tim; |
4 | nuk do t`i jap gjumë syve të mi as pushim qepallave të mia, |
5 | deri sa të kem gjetur një vend për Zotin, një banesë për të Fuqishmin e Jakobit". |
6 | Ja, dëgjuam të flitet për të në Efratah, e gjetëm në fushat e Jaarit. |
7 | Le të shkojmë në banesën e tij, le ta adhurojmë përpara fronit të këmbëve të tij. |
8 | Çohu, o Zot, dhe eja në vendin ku pushon ti dhe arka e forcës sate. |
9 | Priftërinjtë e tu le të vishen me drejtësi, dhe le të këndojnë nga gëzimi shenjtorët e tu. |
10 | Për hir të Davidit, shërbëtorit tënd, mos e dëbo fytyrën e të vajosurit tënd. |
11 | Zoti iu betua Davidit në të vërtetë dhe nuk do të ndryshojë: "Unë do të vë mbi fronin tënd një fryt të të përbrendëshmëve të tua. |
12 | Në rast se bijtë e tu do të respektojnë besëlidhjen time dhe porositë e mia, që unë do t`u mësojë atyre, edhe bijtë e tyre do të ulen përjetë mbi fronin tënd". |
13 | Duke qenë se Zoti e ka zgjedhur Sionin, ai e ka dashur atë për banesën e tij: |
14 | "Ky është vendi im i pushimit përjetë; këtu do të banoj, sepse e kam dashur. |
15 | Do të bekoj fort zahiretë e tij, do t`i ngop me bukë të varfërit e tij; |
16 | do t`i vedh priftërinjtë e tij me shpëtim, do të ngazëllojnë shenjtorët e tij me britma gëzimi. |
17 | Këtu do ta rris fuqinë e Davidit dhe do t`i jap një llambë të vajosurit tim. |
18 | Do t`i mbuloj me turp armiqtë e tij, por mbi të do të lulëzojë kurora e tij". |