| Chapter 130 |
1 | Nga vënde të thella unë të këllthas ty, o Zot. |
2 | O Zot, dëgjo klithmën time; veshët e tu dëgjofshin me vëmendje zërin e lutjeve të mia. |
3 | Në rast se ti do të merrje parasysh fajet, o Zot, kush mund të rezistonte, o Zot? |
4 | Por te ti ka falje, me qëllim që të kenë frikë prej teje. |
5 | Unë pres Zotin, shpirti im e pret; unë kam shpresë në fjalën e tij. |
6 | Shpirti im pret Zotin, më tepër se rojet mëngjesin; po, më tepër se rojet mëngjesin. |
7 | O Izrael, mbaj shpresa tek Zoti, sepse pranë tij ka dhemshuri dhe shpëtim të plotë. |
8 | Ai do ta çlirojë Izraelin nga të gjitha paudhësitë e tij. |