Albanian Bible

Psalmet 87

Psalmet

Return to Index

Chapter 88

1

O Zot, Perëndi i shpëtimit tim, unë bërtas ditë e natë para teje.

2

Arriftë deri te ti lutja ime, vëri veshin britmës time,

3

sepse shpirti im është ngopur me të keqen, dhe jeta ime ka arritur deri në Sheol.

4

Tanimë përfshihem ndër ata që do të zbresin në gropë, jam si një njeri që nuk ka më forcë.

5

Jam braktisur midis të vdekurve ashtu si të vrarët që janë në varr, të cilët ti nuk i mban mend dhe që janë prerë e janë larguar nga dora jote.

6

Ti më ke shtënë në gropën më të thellë, në vënde të errëta, në humnerat.

7

Mbi mua ka shpërthyer zemërimi yt, dhe ti më ke marrë me vete megjithë valët tua. (Sela)

8

Ti më ke lënë pa miqtë e mi; më ke bërë për ta një objekt të neveritshëm; jam mbyllur dhe nuk mund të dal.

9

Syri im venitet nga dhembja; të kërkoj çdo ditë, o Zot, dhe i zgjat drejt teje duart e mia.

10

A do të bësh vallë mrekulli për të vdekurit? A do të ringjallen të vdekurit për të të lëvduar? (Sela)

11

A do të kremtohet mirësia jote në varr dhe besnikëria jote në vendin e shkatërrimit?

12

A do të njihen mrekullitë e tua në terr dhe drejtësia jote mbi tokën e harresës?

13

Por unë të këlthas ty, o Zot, dhe lutja ime të drejtohet në mëngjes.

14

Pse më refuzon, o Zot, pse më fsheh fytyrën tënde?

15

Kam qenë i pikëlluar dhe duke vdekur qysh në rini; kam vuajtur nga tmerret e tua dhe e kam humbur.

16

Mbi mua ka kaluar zemërimi yt i zjarrtë; tmerret e tua më kanë asgjesuar,

17

më kanë rrethuar si ujërat gjatë gjithë ditës dhe të gjitha së bashku më kanë mbytur.

18

Ke larguar nga unë miqtë dhe të njohurit e mi; miku im më i ngushtë është errësira.

Psalmet 89

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: