| Chapter 26 |
1 | Siguromë drejtësi, o Zot, sepse kam ecur në ndershmërinë time dhe kam pasur besim te Zoti pa u lëkundur. |
2 | Më heto, o Zot, dhe më vër në provë; pastro me zjarr trurin dhe zemrën time. |
3 | Sepse mirësia jote më rri përpara syve dhe unë po eci në vërtetësinë tënde. |
4 | Nuk ulem me njerëz gënjeshtarë dhe nuk shoqërohem me njerëz hipokritë. |
5 | Unë urrej tubimin e njerëzve të këqij dhe nuk bashkohem me të pabesët. |
6 | Unë i laj duart e mia në çiltërsi dhe i shkoi rrotull altarit tënd, o Zot, |
7 | për të shpallur me zë të lartë lavdinë tënde dhe për të treguar tërë mrekullitë e tua. |
8 | O Zot, unë e dua selinë e shtëpisë sate dhe vendin ku qëndron lavdia jote. |
9 | Mos e vër shpirtin tim bashkë me atë të mëkatarëve dhe mos më bashko me njerëzit gjakatarë, |
10 | sepse ata kanë në duart e tyre plane të këqija dhe dora e tyre e djathtë është plot dhurata. |
11 | Por unë do të eci në ndershmërinë time; më shpengo dhe ki mëshirë për mua. |
12 | Këmba ime është e qëndrueshme në vënd të sheshtë. Në kuvende unë do të bekoj Zotin. |