| Chapter 20 |
1 | Zoti të dhënte përgjigje ditën e fatkeqësisë; emri i Perëndisë të Jakobit të mbroftë me siguri lart. |
2 | Të dërgoftë ndihmë nga shenjtërorja dhe të dhëntë përkrahje nga Sioni; |
3 | Mos i harroftë të gjitha ofertat e tua dhe pranoftë olokaustin tënd. (Sela) |
4 | Të dhëntë atë që zemra jote dëshëron dhe plotësoftë të gjitha planet e tua. |
5 | Ne do të këndojmë tërë gaz në çlirimin tënd dhe do të lartojmë flamuret tona në emër të Perëndisë tonë. Zoti i plotësoftë të gjitha kërkesat e tua. |
6 | Tani e di që Zoti shpëton të vajosurin e tij; do t`i përgjigjet nga qielli i tij i shenjtë me forcën shpëtimtare të dorës së tij të djathtë. |
7 | Disa kanë besim te qerret dhe të tjerë te kuajt, por ne do të kujtojmë emrin e Zotit, Perëndisë tonë. |
8 | Ata u përkulën dhe ranë; por ne u ngritëm përsëri dhe mbahemi në këmbë. |
9 | Shpëtomë, o Zot; mbreti le të na përgjigjet ditën në të cilën do të këlthasim. |