| Chapter 1 |
1 | Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillës të të pabesëve, që nuk ndalet në rrugën e mëkatarëve dhe nuk ulet bashkë me tallësit, |
2 | por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij. |
3 | Ai do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e tij në stinën e tij dhe të cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi. |
4 | Të tillë nuk janë të pabesët; janë si byku që era e shpërndan. |
5 | Prandaj të pabesët nuk do të përballojnë gjykimin, as mëkatarët në kuvendin e të drejtëve. |
6 | Sepse Zoti njeh rrugët të drejtëve, por rruga e të pabesëve të çon në shkatërrim. |