| Chapter 41 |
1 | A mund ta nxjerrësh Leviathanin me grep ose të mbash të palëvizur gjuhën e tij me një litar? |
2 | A mund t`i vësh një xunkth në flegrat e hundës ose t`i shposh nofullën me një çengel? |
3 | A do të të lutet ai së tepërmi apo do të të drejtojë fjalë të ëmbla? |
4 | A do të lidhë një besëlidhje me ty, që ti ta marrësh si shërbëtor për gjithnjë? |
5 | A do të lozësh me të si me një zog apo do ta mbash lidhur për vajzat e tua? |
6 | Miqtë e tu do të bëjnë me të takime të mrekullueshme apo do ta ndajnë vallë midis tregtarëve? |
7 | A mund të mbulosh lëkurën e tij me shigjeta dhe kokën e tij me fuzhnja? |
8 | Vëri duart mbi trupin e tij; do të të kujtohet luftimi dhe nuk ke për ta rifilluar. |
9 | Ja, shpresa e atij që e sulmon është e rreme; mjafton ta shikosh dhe të zë tmerri. |
10 | Askush nuk ka aq guxim sa ta provokojë. Kush, pra, është në gjendje të qëndrojë i fortë para meje? |
11 | Kush më ka bërë një shërbim i pari që unë duhet ta shpërblej? Çdo gjë nën qiejt është imja. |
12 | Nuk do t`i kaloj në heshtje gjymtyrët e tij, forcën e tij të madhe dhe bukurinë e armaturës së tij. |
13 | Kush mund ta zhveshë nga parzmorja e tij dhe kush mund t`i afrohet me një fre të dyfishtë? |
14 | Kush mund të hapë portat e gojës së tij, e rrethuar siç është nga tmerri i dhëmbëve të tij? |
15 | Shumë të bukura janë rreshtat e mburojave të tij, të salduara fort si prej një vule. |
16 | Ato janë aq afër njëra-tjetrës sa nuk kalon as ajri midis tyre. |
17 | Janë të ngjitura njëra me tjetrën, të bashkuara fort midis tyre, dhe nuk mund të ndahen. |
18 | Teshtimat e tij japin shkreptima drite dhe sytë e tij janë si qepallat e agimit. |
19 | Nga goja e tij dalin flakë, dalin shkëndija zjarri. |
20 | Nga flegrat e hundës së tij del tym, si nga një enë që vlon ose nga një kazan. |
21 | Fryma e tij i vë zjarrin qymyrit dhe nga goja e tij del flakë. |
22 | Forca qëndron te qafa e tij dhe para tij hedh valle tmerri. |
23 | Pjesët e flashkëta të mishit të tij janë fort kompakte, janë mjaft të ngjeshura mbi të dhe nuk lëvizin. |
24 | Zemra e tij është e fortë si një gur, e fortë si pjesa e poshtme e mokrës. |
25 | Kur ngrihet, të fuqishmit kanë frikë, dhe nga tmerri mbeten të hutuar. |
26 | Shpata që arrin nuk i bën asgjë, e njëjta gjë ndodh me ushtën, shigjetën dhe shtizën. |
27 | E quan hekurin si kashtë dhe bronzin si dru të brejtur nga krimbi. |
28 | Shigjeta nuk e bën të ikë; gurët e hobesë për të janë si kallamishte. |
29 | Topuzi i duket sikur është kashtë, ai tallet me vringëllimën e ushtës. |
30 | Poshtë ka maja të mprehta dhe lë gjurmë si të lesës mbi baltë. |
31 | E bën të ziejë humnerën si ndonjë kazan dhe e bën detin si të ishte një enë me melhem. |
32 | Lë pas vetes një vazhdë drite dhe humnera duket si e mbuluar nga thinjat. |
33 | Mbi tokë nuk ka asgjë që t`i ngjajë, që të jetë bërë pa pasur fare frikë. |
34 | Shiko në fytyrë tërë njerëzit mendjemëdhenj; ai është mbret mbi të gjitha bishat më madhështore". |