| Chapter 11 |
1 | Atëherë Zofari nga Naamathi u përgjigj dhe tha: |
2 | "Një mori e tillë fjalësh a do të mbetet pa përgjigje? A duhet të ketë të drejtë një njeri fjalëshumë? |
3 | Llafet e tua a do t`ua mbyllin gojën njerëzve? Ti do të tallesh dhe asnjë mos të të bëjë me turp? |
4 | Ti ke thënë: "Doktrina ime është e pastër dhe jam i pakritikueshëm para teje". |
5 | Por po të donte Perëndia të fliste dhe të hapte gojën e tij kundër teje, |
6 | për të treguar të fshehtat e diturisë, sepse dituria e vërtetë është e shumëtrajtshme, atëherë do të mësoje se Perëndia harron një pjesë të fajit tënd. |
7 | A mundesh ti të hulumtosh thellësitë e Perëndisë? A mund të depërtosh në përsosmërinë e të Plotfuqishmit? |
8 | Janë më të larta se qielli; çfarë mund të bësh? janë më të thella se Sheoli: çfarë mund të dish? |
9 | Madhësia e tyre është më e gjatë se toka dhe më e gjerë se deti. |
10 | Në rast se Perëndia kalon, burgos dhe nxjerr në gjyq, kush mund t`ia pengojë këtë veprim? |
11 | Sepse ai i njeh njerëzit e rremë; e sheh padrejtësinë dhe e kqyr. |
12 | Njeriu i pamend do të bëhet i urtë, kur kërriçi i gomares së egër të bëhet njeri. |
13 | Në rast se e përgatit zemrën tënde dhe shtrin ndaj saj duart e tua, |
14 | në rast se largon padrejtësinë që është në duart e tua dhe nuk lejon që çoroditja të zërë vend në çadrat e tua, |
15 | atëherë do të mund të lartosh ballin tënd pa njollë, do të jesh i patundur dhe nuk do të kesh frikë, |
16 | sepse do të harrosh hallet e tua, do t`i kujtosh si uji që ka rrjedhur; |
17 | jeta jote do të jetë më e ndritur se mesdita, edhe errësira për ty do të ishte si mëngjesi. |
18 | Do të jesh i sigurt sepse ka shpresë; do të shikosh rreth e qark dhe do të pushosh në siguri. |
19 | Do të biesh të flesh dhe nuk do të ketë njeri që të të trembë dhe shumë persona do të kërkojnë favorin tënd. |
20 | Por sytë e të pabesëve do të treten; çdo shpëtim do t`u pritet, dhe shpresa e tyre do të jetë grahma e fundit". |