Albanian Bible

Zakaria 6

Zakaria

Return to Index

Chapter 7

1

Nė vitin e katėrt tė mbretit Dar, ditėn e katėrt tė muajit tė nėntė, qė ėshtė Kislevi, ndodhi qė fjala e Zotit iu drejtua Zakarias.

2

Kishin dėrguar Sharetserin, bashkė me Regemelekun dhe njerėzit e tij, nė Bethel pėr tė kėrkuar me lutje favorin e Zotin,

3

dhe pėr tė folur me priftėrinjtė qė ishin nė shtėpinė e Zotit tė ushtrive dhe me profetėt, duke thėnė: "A duhet tė qaj nė muajin e pestė dhe tė agjėroj si kam bėrė gjatė shumė viteve?".

4

Atėherė fjala e Zotit m`u drejtua, duke thėnė:

5

"Folu gjithė popullit tė vendit dhe priftėrinjve dhe thuaj: "Kur keni agjėruar dhe jeni pikėlluar nė muajin e pestė dhe nė tė shtatin gjatė kėtyre shtatėdhjetė viteve, a keni agjėruar nė tė vėrtetė pėr mua, pikėrisht pėr mua?

6

Po mė pas, kur keni ngrėnė dhe pirė, mos vallė keni ngrėnė dhe pirė pėr veten tuaj?

7

A nuk janė kėto fjalėt qė Zoti i ushtrive ka shpallur me anė tė profetėve tė sė kaluarės, kur Jeruzalemi ishte i banuar dhe i qetė bashkė me qytetet e tij tė afėrta dhe gjithashtu Negevi dhe fusha ishin tė banuara?"".

8

Fjala e Zotit iu drejtua Zakarias, duke thėnė:

9

"Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Zbatoni me pėrpikėri drejtėsinė dhe tregoni secili mirėsi dhe mėshirė pėr vėllezėrit tuaj.

10

Mos e shtypni tė venė dhe jetimin, tė huajin dhe tė varfėrin; dhe askush tė mos kurdisė nė zemėr tė vet tė keqen kundėr vėllait tė vet.

11

Por ata nuk deshėn tė dėgjojnė, kthyen krahėt me kryeneēėsi dhe i zunė veshėt qė tė mos dėgjonin.

12

E bėnė zemrėn e tyre si diamanti, pėr tė mos dėgjuar ligjin dhe fjalėt qė Zoti i ushtrive u dėrgonte atyre me anė tė Frymės sė tij, me anė tė profetėve tė sė kaluarės. Kėshtu u krijua njė indinjatė e madhe te Zoti i ushtrive.

13

Dhe ndodhi qė, mbasi ai thėrriste dhe ata nuk ia vinin veshin, ata thirrėn dhe unė nuk ua vura veshin", thotė Zoti i ushtrive,

14

"por i shpėrndava me shakullimė midis gjithė kombeve qė ata nuk i njihnin. Kėshtu vendi mbeti i shkretė pas tyre, dhe askush nuk kalonte andej ose nuk u kthye. Nga njė vend kėnaqėsie ata e kthyen nė shkreti".

Zakaria 8

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: