Albanian Bible

Vajtimet 4

Vajtimet

Return to Index

Chapter 5

1

Kujto, o Zot, atė qė na ka ndodhur, shiko dhe vėr re turpin tonė.

2

Trashėgimia jonė u ka kaluar tė huajve, shtėpitė tona njerėzve qė nuk janė tanėt.

3

Ne u bėmė jetimė, pa etėr, nėnat tona janė si tė veja.

4

Duhet tė paguajmė pėr ujėt qė pimė, drutė tona i kemi vetėm me pagesė.

5

Na ndjekin me njė zgjedhė mbi qafė, jemi tė rraskapitur dhe nuk kemi fare pushim.

6

I kemi shtrirė dorėn Egjiptit dhe Asirisė pėr t`u ngopur me bukė.

7

Etėrit tanė kanė mėkatuar dhe nuk janė mė, dhe ne mbajmė ndėshkimin pėr paudhėsitė e tyre.

8

Skllevėrit sundojnė mbi ne, askush nuk mund tė na ēlirojė nga duart e tyre.

9

E nxjerrim bukėn duke rrezikuar jetėn tonė, pėrpara shpatės sė shkretėtirės.

10

Lėkura jonė ėshtė ngrohur si nė njė furrė pėr shkak tė valės sė urisė.

11

Kanė dhunuar gratė nė Sion, virgjėreshat nė qytetet e Judės.

12

Krerėt janė varur nga duart e tyre, personi i pleqėve nuk ėshtė respektuar.

13

Tė rinjtė i vunė tė bluajnė, tė vegjėlit u rrėzuan nėn barrėn e druve.

14

Pleqtė nuk mblidhen mė te porta, tė rinjtė nuk u bien mė veglave tė tyre.

15

Gėzimi i zemrave tona ėshtė pakėsuar, vallja jonė ėshtė shndėrruar nė zi.

16

Kurora ka rėnė nga koka jonė; mjerė ne, sepse kemi mėkatuar!

17

Prandaj u sėmur zemra jonė, pėr kėto gjėra na janė errėsuar sytė:

18

pėr malin e Sionit qė ėshtė i shkretuar dhe nė tė cilin sillen dhelprat.

19

Por ti, o Zot, mbetesh pėr jetė, dhe froni yt brez pas brezi.

20

Pse do tė na harroje pėr jetė dhe do tė na braktisje pėr njė kohė tė gjatė?

21

Na bėj qė tė rikthehemi te ti, o Zot, dhe ne do tė kthehemi; rivendos ditėt tona si nė tė kaluarėn.

22

Mos vallė na hodhe poshtė fare apo je zemėruar me tė madhe kundėr nesh?

Ezekieli 1

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: