Albanian Bible

Fjalėt e urta 29

Fjalėt e urta

Return to Index

Chapter 30

1

Fjalėt e Agurit, birit tė Jahehut; mesazhi profetik qė ky njeri shpalli nė Ithiel, nė Ithiel dhe nė Ukal.

2

Po, unė jam mė budalla se gjithė tė tjerėt dhe nuk kam mendje njeriu.

3

Nuk kam mėsuar diturinė dhe nuk kam dijen e Shenjtorit.

4

Kush u ngjit nė qiell dhe zbriti prej tij? Kush e ka mbledhur erėn nė duart e tij? Kush i ka mbyllur ujėrat nė rroben e tij? Kush i ka vendosur tė gjithė kufijtė e tokės? Cili ėshtė emri i tij dhe emri i tė birit, po qe se ti e di?

5

Ēdo fjalė e Perėndisė ėshtė rafinuar me zjarr. Ai ėshtė njė mburojė pėr atė qė gjen strehė tek ai.

6

Mos u shto asgjė fjalėve tė tij qė tė mos tė tė qortojė dhe tė dalėsh gėnjeshtar.

7

Unė tė kėrkova dy gjėra; mos m`i moho para se tė vdes:

8

largo nga unė falsitetin dhe gėnjeshtrėn; mos mė jep as varfėri as pasuri, mė ushqe me bukėn e nevojshme,

9

me qėllim qė, pasi tė jem ngopur, tė mos tė tė mohoj dhe tė them: "Kush ėshtė Zoti?", ose, pasi tė jem bėrė i varfėr, tė mos vjedh dhe tė pėrdhos emrin e Perėndisė tim.

10

Mos shpif kundėr shėrbėtorit para tė zotit, me qėllim qė ai tė mos tė tė mallkojė dhe ti tė gjendesh fajtor.

11

Ka njė kategori njerėzish qė mallkojnė atin e tyre dhe nuk bekojnė nėnen e tyre.

12

Ka njė kategori njerėzish qė e mbajnė veten pėr tė pastėr, por nuk janė tė larė nga papastėrtia e vet.

13

Ka njė kategori njerėzish qė i ka sytė shumė kryelartė dhe qepallat krenare.

14

Ka njė kategori njerėzish dhėmbėt e tė cilėve janė si shpata dhe dhėmballėt e tyre janė si thika, pėr tė gėlltitur tė varfėrit mbi faqen e dheut dhe nevojtarėt nė mes tė njerėzve.

15

Shushunja ka dy bija, qė thonė: "Mė jep, mė jep!". Ka tri gjėra qė nuk ngopen kurrė, madje katėr nuk thonė kurrė: "Mjaft!".

16

Sheoli, barku shterp, toka qė nuk ngopet me ujė dhe zjarri qė nuk thotė kurrė: "Mjaft!".

17

Syrin qė tallet me babanė dhe nuk pranon me pėrbuzje t`i bindet nėnės, do ta nxjerrin korbat e pėrroit, do ta hanė tė vegjėlit e shqiponjės.

18

Ka tri gjėra tepėr tė mrekullueshme pėr mua, madje katėr, qė unė nuk i marr vesh:

19

gjurma e shqiponjės nė ajėr, gjurma e gjarpėrit mbi shkėmb, gjurma e anijes nė mes tė detit dhe gjurma e burrit me njė vajzė.

20

Kjo ėshtė sjellja e gruas qė ka shkelur kurorėn: ha, fshin gojėn dhe thotė: "Nuk kam bėrė asnjė tė keqe!".

21

Tri gjėra e turbullojnė tokėn, madje katėr janė gjėrat qė ajo nuk mund tė durojė:

22

njė shėrbėtor kur bėhet mbret, njė budalla qė ka bukė me bollėk,

23

njė grua tė urryer qė gjen burrė dhe njė shėrbėtore qė i zė vendin zonjės.

24

Ka katėr kafshė tė vogla mbi tokė, por janė jashtėzakonisht tė urta:

25

mizat e dheut, qė janė njė popull pa forcė, por qė e mbledhin ushqimin e tyre nė verė;

26

lepujt, qė janė njė popull i dobėt, por qė e vendosin banesėn e tyre nė shkėmbinjtė;

27

karkalecat, qė nuk kanė mbret, por qė shkojnė mbarė nė grupe;

28

hardhuca qė mund ta zėsh me duart, por qė gjendet nė pallatet e mbretėrve.

29

Tri qėnie kanė njė paraqitje tė bukur, madje katėr kanė njė ecje madhėshtore;

30

luani, kafsha mė e fortė, qė nuk zmprapset para askujt,

31

kali i luftės qė ecėn i ngrefosur, cjapi dhe mbreti kur ėshtė me ushtrinė e tij.

32

Nė rast se ke vepruar si budalla duke lartėsuar veten tėnde ose tė ka shkuar mendja, vėre dorėn mbi gojė,

33

sepse, duke rrahur qumėshtin prodhohet gjalpi, duke pėrdredhur hundėn del gjak prej saj dhe duke shtrydhur mėrinė prej saj del grindja.

Fjalėt e urta 31

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: