| Chapter 113 |
1 | Aleluja. Lëvdoni, o shërbëtorë të Zotit, lëvdoni emrin e Zotit. |
2 | Qoftë i bekuar emri i Zotit tani dhe përjetë. |
3 | Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij u lëvdoftë emri i Zotit. |
4 | Zoti shkëlqen mbi tërë kombet, lavdia e tij ndodhet përmbi qiejtë. |
5 | Kush i përngjan Zotit, Perëndisë tonë, që banon në vende shumë të larta, |
6 | kush ulet për të parë gjërat që ndodhen në qiejtë dhe mbi tokë? |
7 | Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe nevojtarin nga plehrat, |
8 | për ta bërë të ulet me princat, me princat e popullit të tij. |
9 | Ai bën që gruaja shterpe të banojë në familje, si nënë e lumtur e fëmijëve. Aleluja. |