Albanian Bible

2 i Mbretėrve 24

2 i Mbretėrve

Return to Index

Chapter 25

1

Vitin e nėntė tė mbretėrisė sė tij nė muajin e dhjetė, mė dhjetė tė muajit, ndodhi qė Nebukadnetsari, mbret i Babilonisė, erdhi me gjithė ushtrinė e tij kundėr Jeruzalemit, ngriti kampin e tij kundėr tij dhe ndėrtoi pėrreth vepra rrethonjėse.

2

Kėshtu qyteti mbeti i rrethuar deri nė vitin e njėmbėdhjetė tė mbretit Sedekia.

3

Ditėn e nėntė tė muajit tė katėrt, uria ishte aq e madhe nė qytet sa qė nuk kishte bukė pėr popullin e vendit.

4

Atėherė u hap njė e ēarė nė muret e qytetit dhe tėrė luftėtarėt ikėn natėn, nėpėr rrugėn e portės midis dy mureve, qė ndodhej pranė kopshtit tė mbretit, megjithėse Kaldeasit ishin rreth qytetit. Kėshtu mbreti mori rrugėn e Arabahut.

5

Por ushria e Kaldeasve e ndoqi mbretin dhe e arriti nė fushėn e Jerikos, ndėrsa tėrė ushtria e tij shpėrndahej larg tij.

6

Kėshtu ata e zunė mbretin dhe e ēuan te mbreti i Babilonisė nė Riblah, ku u shqiptua vendimi kundėr tij.

7

Vranė pastaj bijtė e Sedekias nė sytė e tij; pastaj i nxorėn sytė Sedekias, e lidhėn me zinxhira prej bronzi dhe e ēuan nė Babiloni.

8

Ditėn e shtatė tė muajit tė pestė (ishte viti i nėntėmbėdhjetė i Nebukadnetsarit, mbretit tė Babilonisė) arriti nė Jeruzalem Nebuzaradani, kapiteni i rojes personale, shėrbėtor i mbretit tė Babolonisė.

9

Ai dogji shtėpinė e Zotit dhe pallatin mbretėror, i vuri flakėn tėrė shtėpive tė Jeruzalemit, domethėnė tėrė shtėpive tė fisnikėve.

10

Kėshtu tėrė ushtria e Kaldeasve, qė ishte me kapitenin e rojeve, shembi muret qė rrethonin Jeruzalemin.

11

Pastaj Nebuzaradani, kapiteni i rojeve, internoi pjesėn tjetėr tė popullit qė kishte mbetur nė qytet, dezertorėt qė ishin hedhur nga ana e mbretit tė Babilonisė dhe ata qė mbeten nga turma.

12

Por kapiteni i rojeve la disa nga mė tė varfėrit e vendit tė merreshin me punimin e vreshtave dhe tė arave.

13

Kaldeasit i bėnė copė-copė shtyllat prej bronzi qė ishin nė shtėpinė e Zotit, qerret dhe detin prej bronzi qė ishin nė shtėpinė e Zotit, dhe e ēuan bronzin nė Babiloni.

14

Ata muarrėn edhe tiganėt, lopatėzat, thikat, kupat dhe tė gjitha veglat prej bronzi, qė pėrdoreshin gjatė shėrbimit tė tempullit.

15

Kapiteni i rojes mori gjithashtu mangallėt dhe kupat, ato gjėra qė ishin prej ari dhe argjendi tė pastėr.

16

Sa pėr dy shtyllat, detin dhe qerret qė Salomoni kishte ndėrtuar pėr shtėpinė e Zotit, bronzi i tėrė kėtyre objekteve kishte njė peshė qė nuk mund tė llogaritej.

17

Lartėsia e njė shtylle ishte tetėmbėdhjetė kubitė; mbi tė kishte njė kapitel prej bronzi. Lartėsia e kapitelit ishte tre kubitė; rreth e qark kapitelit kishte njė rrjetėz dhe disa shegė tėrėsisht prej bronzi. Shtylla tjetėr, me rrjetėzėn ishte njėlloj si kjo.

18

Kapiteni i rojes mori Serajahun, kryepriftin, Sofonien, priftin e dytė dhe tre derėtarėt.

19

Nga qyteti mori edhe njė eunuk qė komandonte luftėtarėt; pesė nga kėshilltarėt personalė tė mbretit qė i gjetėn nė qytet; sekretarin e komandantit tė ushtrisė qė rekrutonte popullin e vendit, dhe gjashtėdhjetė veta nga populli i vendit qė u gjetėn nė qytet.

20

Kėshtu Nebuzaradani, kapiten i rojes, i mori dhe i ēoi te mbreti i Babilonisė nė Riblah;

21

dhe mbreti i Babilonisė urdhėroi qė tė vriten nė Riblah, nė vendin e Hamathit. Kėshtu Juda u internua larg vendit tė tij.

22

Sa pėr popullin qė mbeti nė vendin e Judės, qė e kishte lėnė Nebukadnetsari, mbret i Babilonisė, ky vuri nė krye tė tij Gedaliahun, birin e Ahikamit, qė ishte bir i Shafanit.

23

Kur tėrė kapitenėt e trupave dhe njerėzit e tyre dėgjuan qė mbreti i Babilonisė kishte caktuar Gedaliahun si qeveritar, shkuan te Gedaliahu nė Mitspah; ata ishin Ishmaeli, bir i Nethaniahut, Johanani, bir i Kareahut, Serajahu, bir i Tanhumethit nga Netofahu, Jaazaniahu, bir i njė Maakathitit, sė bashku me njerėzit e tyre.

24

Gedaliahu iu betua atyre dhe njerėzve tė tyre, duke thėnė: "Mos kini frikė nga shėrbėtorėt e Kaldeasve; qėndroni nė vend, i shėrbeni mbretit tė Babilonisė dhe do ta ndjeni veten mirė".

25

Por muajin e shtatė, Ishmaeli, bir i Nethaniahut, qė ishte bir i Elishamit, nga familja mbretėrore, erdhi bashkė me dhjetė njerėz; kėta goditėn dhe vranė Gedaliahun si edhe Judejtė dhe Kaldeasit qė ishin me tė nė Mitspah.

26

Atėherė tėrė populli, nga mė i vogli deri te mė i madhi, dhe kapitenėt e trupave u ngritėn dhe shkuan nė Egjipt, sepse kishin frikė nga Kaldeasit.

27

Nė vitin e tridhjetė e shtatė tė robėrisė sė Jehojakinit, mbretit tė Judės, nė muajin e dymbėdhjetė, ditėn e njėzeteshtatė tė muajit, Evilmerodaku, mbret i Babilonisė, pikėrisht vitin qė filloi tė mbretėrojė, fali Johajakinin, mbretin e Judės, dhe e nxori nga burgu.

28

I foli me dashamirėsi dhe i ofroi njė fron mė tė lartė se ata qė kishin mbretėrit qė ishin me tė nė Babiloni.

29

Kėshtu Jehojakini ndėrroi rrobat e tij prej tė burgosurit dhe hėngri gjithnjė nė prani tė mbretit pėr tė gjithė ditėt e jetės sė tij.

30

Ushqimi i tij ishte siguruar rregullisht nga mbreti, njė racion nė ditė, pėr tė gjitha ditėt e jetės sė tij.

1 i Kronikave 1

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: