Albanian Bible

Jozueu 24

Gjyqtarėt

Return to Index

Chapter 1

1

Mbas vdekjes sė Jozueut, bijtė e Izraelit konsultuan Zotin, duke thėnė: "Kush prej nesh ka pėr tė vajtur i pari tė luftojė kundėr Kananejve?".

2

Zoti u pėrgjegj: "Do tė shkojė Juda; ja, vendin ia kam dhėnė nė duart e tij".

3

Atėherė Juda i tha Simeonit, vėllait tė tij: "Eja me mua nė vendin qė mė ra me short dhe do tė luftojmė kundėr Kananejve; pastaj edhe unė do tė vij nė vendin qė tė ra ty me short". Dhe Simeoni u nis me tė.

4

Juda, shkoi, pra, dhe Zoti u la nė dorė Kananejtė dhe Perezejtė; dhe nė Bezek vranė dhjetė mijė burra.

5

Dhe nė Bezek gjetėn Adoni-Bezekun dhe e sulmuan; mundėn Kananejtė dhe Perezejtė.

6

Adoni-Bezeku ia mbathi, por ata e ndoqėn e zunė dhe i prenė gishtėrinjtė e mėdhenj tė duarve dhe tė kėmbėve.

7

Atėherė Adoni-Bezeku tha: "Shtatėdhjetė mbretėr me gishtėrinjtė e mėdhenj tė duarve dhe tė kėmbėve tė prerė mblidhnin ato qė mbeteshin nė tryezėn time. Perėndia mė ktheu atė qė kam bėrė". E ēuan pastaj nė Jeruzalem ku vdiq.

8

Bijtė e Judės sulmuan Jeruzalemin dhe e morėn; i vranė me shpatė banorėt e tij dhe i vunė flakėn qytetit.

9

Pastaj bijtė e Judės zbritėn tė luftojnė Kananejtė, qė banonin nė krahinėn malore, nė Negev dhe nė ultėsirė.

10

Juda marshoi pastaj kundėr Kananjve qė banonin nė Hebron (emri i tė cilit mė parė ishte Kirjath-Arba) dhe mundi Seshain, Ahimanin dhe Talmain.

11

Qė kėtej marshoi kundėr banorėve tė Debirit (qė mė parė quhej Kirjath-Sefer).

12

Atėherė Kalebi tha: "Atij qė do tė sulmojė Kiriath-Seferin dhe do ta shtjerė nė dorė, unė do t`i jap pėr grua bijėn time Aksah".

13

E pushtoi Othnieli, bir i Kenazit, vėllai i vogėl i Kalebit, dhe ky i dha pėr grua bijėn e tij Aksah.

14

Kur ajo erdhi tė banojė me tė, e bindi t`i kėrkojė tė atit tė saj njė fushė. Sapo ajo zbriti nga gomari, Kalebi e pyeti: "Ēfarė kėrkon?".

15

Ajo u pėrgjegj: "Mė bėj njė dhuratė, me qenė se ti mė dhe toka nė Negev, mė jep edhe disa burime ujore". Atėherė ai i dhuroi burimet e sipėrme dhe ato tė poshtme.

16

Atėherė bijtė e Keneos, vjehrrit tė Moisiut, shkuan nga qyteti i palmave bashkė me bijtė e Judės nė shkretėtirėn e Judės, qė ndodhet nė Negev, afėr Aradit; shkuan dhe u vendosėn midis popullit.

17

Pastaj Juda u nis bashkė me vėllanė e tij Simeon dhe mundi Kananejtė qė banonin nė Tsefath dhe vendosėn shfarosjen e tyre; pėr kėtė arsye qyteti u quajt Hormah.

18

Juda mori edhe Gazėn me territorin e saj, Askalonin me territorin e tij dhe Ekronin me territorin e tij.

19

Kėshtu Zoti mbajti anėn e Judės, qė dėboi banorėt e krahinės malore, por nuk mundi tė dėbojė banorėt e fushės, sepse kishin qerre tė hekurta.

20

Pastaj i dhanė Hebronin Kalebit, ashtu si kishte thėnė Moisiu; dhe ai i dėboi tre bijtė e Anakut.

21

Bijtė e Beniaminit nuk arritėn t`i dėbojnė Jebusejtė qė banonin nė Jeruzalem; kėshtu Jebusejtė kanė banuar bashkė me bijtė e Beniaminit nė Jeruzalem deri nė ditėn e sotme.

22

Edhe shtėpia e Jozefit u ngrit gjithashtu kundėr Bethelit, dhe Zoti qe me ta.

23

Shtėpia e Jozefit dėrgoi njerėz pėr tė vėzhguar nė Bethel (qytet qė mė parė qyhej Luc).

24

Zbuluesit panė njė burrė qė dilte nga qyteti dhe i thanė: "Tregona rrugėn pėr tė hyrė nė qytet dhe ne do tė tregohemi tė mėshirshėm me ty".

25

Ai u tregoi rrugėn pėr tė hyrė nė qytet, dhe ata i vranė me shpatė banorėt e qytetit, por e lanė tė shkojė atė burrė me gjithė familjen e tij.

26

Ai shkoi nė vendin e Hitejve dhe ndėrtoi aty njė qytet qė e quajti Luc, emėr qė mban edhe sot e kėsaj dite.

27

Manasi pėrkundrazi nuk i dėboi banorėt e Beth-Sheanit dhe tė fshatrave tė tij kufitarė, as banorėt e Tanaakut dhe tė fshatrave tė tij kufitarė, as banorėt e Dorit dhe tė fshatrave tė tij kufitarė, as banorėt e Ibleamit dhe tė fshatrave tė tij kufitarė, as banorėt e Megidos dhe tė fshatrave tė tij kufitarė, sepse Kananejtė ishin tė vendosur tė qėndronin nė atė vend.

28

Mė vonė, kur Izraeli u bė i fortė, i nėnshtroi Kananejtė dhe i bėri skllevėr, por nuk i dėboji krejt.

29

As Efraimi nuk i dėboi Kananejtė qė banonin nė Gezer; kėshtu Kananejtė banuan nė Gezer nė mes tė tyre.

30

As Zabuloni nuk i dėboi banorėt e Kitronit dhe ata tė Nahalolit; kėshtu Kananejtė banuan nė mes tė tyre, por iu nėnshtruan skllavėrisė.

31

As Asheri nuk i dėboi banorėt e Akosit, as banorėt tė Sidonit, as ata tė Ahlabit, tė Akzibit, tė Helbahut, tė Afikut dhe tė Rehobit;

32

kėshtu bijtė e Asherit u vendosėn nė mes tė Kananejve qė banonin nė kėtė vend, sepse nuk i dėbuan.

33

As Neftsali nuk i dėboi banorėt e Beth-Shemeshit dhe ata tė Beth-Anathit, dhe u vendos nė mes tė Kananejve qė banonin nė kėtė vend; por banorėt e Beth-Shemeshit dhe tė Beth-Anathit iu nėnshtruan skllavėrisė.

34

Amorejtė i detyruan bijtė e Danit tė qėndronin nė krahinėn malore dhe nuk i lanė tė zbresin nė luginė.

35

Amorejtė ishin tė vendosur tė qėndronin nė malin Heres, nė Ajalon dhe nė Shaal-Bim; por kur dora e shtėpisė sė Jozefit u fuqizua, ata iu nėnshtruan skllavėrisė.

36

Kufiri i Amorejve shtrihej nga e pėrpjeta e Akrabimit, nga Sela e lart.

Gjyqtarėt 2

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: