Albanian Bible

Jozueu 15

Jozueu

Return to Index

Chapter 16

1

Pjesa qė iu dha me short bijve tė Jozefit shtrihej nga Jordani pranė Jerikos, nė drejtim tė ujėrave tė Jerikos nė lindje, deri nė shkretėtirėn qė ngjitet nga Jeriko nė Bethel nėpėr krahinėn malore.

2

Kufiri vijonte pastaj nga Betheli nė Luc dhe kalonte nė Ataroth nėpėr kufirin e Arkejve,

3

dhe zbriste nė perėndim nė drejtim tė kufirit tė Jafletejve deri nė kufirin e Beth-Horonit tė poshtėm dhe deri nė Gezer, duke mbaruar nė det.

4

Kėshtu bijtė e Jozefit, Manasi dhe Efraimi, patėn secili trashėgiminė e vet.

5

Kėto qenė kufijtė e bijve tė Efraimit, simbas familjeve tė tyre. Kufiri i trashėgimisė sė tyre, nė lindje, ishte Atrothi deri nė Beth-Horonin e sipėrm;

6

kufiri shtrihej deri nė det nė veri tė Mikmethathit, pastaj kthente nga lndja deri nė Tanaath-Shiloh dhe i kalonte pėrpara nė lindje tė Janoahut.

7

Nga Janoahu zbriste pastaj nė Ataroth dhe Naarah dhe zgjatej deri nė Jeriko, pėr tė mbaruar nė Jordan.

8

Nga Tapuah kufiri shtrihej nė perėndim deri nė pėrruan Kanah dhe mbaronte nė det. Kjo qe trashėgimia e fisit tė Efraimit, simbas familjeve tė tyre,

9

bashkė me qytetet e rezervuara pėr bijtė e Efraimit nė mes tė trashėgimisė sė bijve tė Manasit, tė gjitha qytetet bashkė me fshatrat e tyre.

10

Por ata nuk i dėbuan Kananejtė qė banonin nė Gezer; kėshtu Kananejtė kanė banuar nė mes tė Efraimit deri ditėn e sotme, por u bėnė skllevėr.

Jozueu 17

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: